TAP ul pagat për 200 punonjës, nisin protestat: Nuk po respektohet kontrata

Ulja e pagave dhe moszbatimi i kontratave të punës nga kompania e gazsjellësit TAP në Durrës ka shkaktuar revoltën e rreth 200 punonjësve, të cilët mëngjesin e sotëm kanë ndërprerë punën dhe kanë dalë në protestë në Shënvlash.

Ata thonë se pagat e tyre janë minimale dhe se nuk paguhen për punën jashtë orarit. Punonjësit thonë se i janë drejtuar përfaqësuesve të TAP për t’i shprehur shqetësimet e tyre, por nuk kanë marrë asnjë sqarim.

“Nuk na janë paguar orët jashtë orarit. Jemi punësuar me kontratë 3-mujore. U punësuam me paga 30 mijë lekë të reja në muaj. Muajt e fundit kjo kontratë nuk është respektuar. Për muajin gusht jemi paguar vetëm 200 euro. Përfaqësues të TAP nuk na japin asnjë sqarim”, shprehen protestuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i kompanisë TAP, përfaqësuesit e së cilës sqarojnë se situata me pagesat do të zgjidhet shumë shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

“TAP është informuar për situatën e krijuar midis kontraktorit Spiecapag dhe punëtorëve të kësaj kompanie. TAP ka marrë garancinë nga Spiecapag që situata me pagesat do të zgjidhet shumë shpejt”, sqarojnë përfaqësuesit e TAP për mediat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?