Tare për ndërtimin e lavazhit në hyrje të Shpellës së Spilesë, DRTK: Nuk cënon monumentin

Studiuesi Auron Tare denoncon ndërtimin e një lavazhi automjetesh pranë Shpellës së Spilesë në qendër të Himarës, monument kulture. ”Imagjinojeni në një shtet tjetër një mrekulli të tillë ku historia e Homerit tregohet ende nga banorët. Sa e rëndësishme do ishte për trashëgiminë e zonës por edhe për turizmin kulturor”, shkruan Tare. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, thotë se nuk bëhet fjalë për një ndërtim të ri, por për një objekt ekzistues, që nuk cënon monumentin pasi gjendet disa metra larg shpellës.

Statusi i plotë i Auron Tares

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë që në vitin 1963. Ka disa rrëfenja interesante kjo Shpellë më e bukura sigurisht është ajo me Uliksin e Homerit. Sipas rrëfenjave të himariotëve të vjetër këtu jetonte Polifemi me një sy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte këtu ndodhia e Uliksit/Odhisesë ku heroi i Trojës mundi të shpëtonte nga Polifemi duke u kapur pas deleve të tij dhe arriti të dilte nga Shpella.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitet ’70 një ekspeditë modeste arkeologjike gjeti sasi të konsiderueshme qeramike duke konfirmuar rëndësinë e saj. Imagjinojeni në një shtet tjetër një mrekulli të tillë ku historia e Homerit tregohet ende nga banorët. Sa e rëndësishme do të ishte për trashëgiminë e zonës por edhe për turizmin kulturor.

Në fakt vetë Bashkia e Himarës në sitin e saj zyrtar citon rëndësinë e madhe kulturore të kësaj Shpelle. Ndërkohë pamjet flasin vetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?