Tarifat për ngelësit, Nikolla: Të vendosin universitetet nëse duan ta heqin

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një konferencë po sqaron studentet në lidhje me kërkesat e tyre. Më herët ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka takuar dekanët e Fakulteteve, për tu konsultuar në lidhje me kërkesat që parashtruan studentët në protestë.

Përsa i përket tarifës për ngelësit, ministrja u shpreh se ajo hyn në fuqi vitin tjetër, ndërsa shtoi se është e hapur që ta kalojë në tagër të universiteteve në kuadër të autonomisë për ta hequr nga qeveria.

“Kjo pikë nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë, lidhet me ata që futen këtë vit në vitin e parë dhe vitin tjetër mund të ketë efekte. Sot rektorët dhe dekanët do të adresojnë dhe patjetër jam e hapur që të ecim drejt një propozimi që kjo pikë tu lihet universiteteve, jo qeverisë. Kjo pikë nuk ka hyrë në fuqi dhe nuk ka impakt në asnjë student, do të futet vitin tjetër. Nëse universitetet janë dakord, jam gati ta lëmë në tagër të autonomisë universitare’tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/kohajone/videos/746069189081068/

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/kohajone/videos/746069189081068/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?