Tarifat për studentët, Kërpaçi: Qeveria po i detyron të bëjnë dy pagesa

Studentët janë ngritur sot në protesta duke kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura.

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi mbështeti studentët dhe u shpreh se qeveria po detyron familjet shqiptare të bëjnë dy pagesa.

Floida Kërpaçi: “Çdo familje shqiptare, qeveria e detyron të bëjë dy pagesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pagesën vjetore si dhe pagesën për çdo lëndë në bazë të krediteve. Pra nëse lënda ka 12 kredite *700 lekë krediti= 8400 lekë do të duhet të paguhet për një provim, të cilin e merr apo jo. Çdo familje shqiptare do të detyrohet ta paguajë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërpaçi nënvizoi se VKM-ja po detyron studentët të braktsin vendin.

Floida Kërpaçi: “Kjo VKM, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria.

Thirrja e studentëve ne nuk jemi bankomat dhe qeveria të mos të na trajtojë si të tillë, është apeli  më I madh që i bëhet Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë për të mos i trajtuar si kavie eksperimentale.

Kjo qeveri mos të marrë para nga xhepat e familjeve shqiptare por ti mundësojë të ardhura universiteteve publike me mekanizma të tjerë nga buxheti I shtetit.

Sot sistemi arsimor është i dështuar, buxheti që kaloi për vitin 2019 është buxheti I mjerimit ,punësim për të rinjtë nuk ka ,dhe e vetmja rrugë e tyre e orientuar nga politikat e qeverisë është largimi nga Shqipëria.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?