Tashmë i ka zënë vendin Kinës! Evropa, epiqendra e pandemisë, të rejat më të fundit

Shumë vende evropiane kanë ndërmarrë masa të rrepta për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi shpërthimi vazhdon të përkeqësohet çdo ditë edhe më shumë në të gjithë kontinentin.

Ju njohim me zhvillimet me të fundit:

Spanjë: Kryeministri Pedro Sanchez do të kërkojë sot nga parlamenti që të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme në vend edhe për dy javët në vazhdim, deri në datën 11 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i viktimave dhe rastet e reja të infeksioneve janë rritur në ditët e fundit, duke e kthyer Spanjën në vendin më të prekur nga koronavirusi në Evropë, pas Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që është akoma më shqetësuese është fakti se më tepër se 5.000 nga 40.000 rastet e konfirumuara janë punëtorë të kujdesit shëndetësor.

Francë: Këtë të martë, Franca u bë vendi i pestë që pësoi më shumë se 1.000 vdekje që prej fillimit të shpërthimit të virusit. Jerome Salomon, zyrtari më i lartë i shëndetit në vend ka paralajmëruar se numri mund të jetë akoma më i lartë se kaq – 1.100 viktimat e konfirmuara janë ata që kanë ndërruar jetë në spitale.

Masat e rrepta të izolimit janë mjeti i vetëm efektiv dhe duhet të zgjaten deri në gjatë javë, nga periudha fillestare 15 ditore.

Italia: Vendi më i prekur në botë jo vetëm në Evropë ka shtuar ndëshkimet për thyerjen e masave të vendosura, përfshirë këtu gjobat në mijëra euro dhe një burgim pesë vjeçar për këdo që teston pozitiv me Covid-19 dhe thyen karantinën.

Kryeministri Conte ka mohuar sugjerimet se izolimi do të zgjasë deri në korrik duke thënë se do të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?