”Task-Forca e Transportit”: 1620 shkelje në 7 muaj

”Task-Forca e Transportit Rrugor”, me pajisjet e reja teknologjike vijon në mënyrë të përditshme kontrollet në të gjitha akset rrugore duke pasur në fokus disiplinimin e transportit të udhëtarëve dhe atë të mallrave. Gjatë periudhës prill-tetor 2019, nga inspektorët e taskforcës janë realizuar 1620 akte konstatimi në total, ndër të cilat 1045 për subjekte të transportit rrugor dhe 575 për qytetarë. Të ardhurat e realizuara si rezultat i masave të marra janë 22 milionë lekë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, 5 akt konstatimet kryesore për mungesë dokumentacioni në mjet, ndryshim destinacioni, taksi pa licencë, mbingarkesë si dhe qarkullim me të meta teknike. Nga kontrolli teknik lëvizës janë kryer 520 kontrolle dhe janë bërë 191 akt konstatime. Akset rrugore më problematike janë renditur Tiranë-Durrës-Lushnjë, Pogradec-Korçë, Tiranë-Lezhë dhe Lushnjë-Gjirokastër

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?