Tatim 5% për rivlerësimin e pronave, Rama: Nis në shtator
Tatimi i reduktuar në rivlerësimin e pasurive të paluajtshme do të jetë gati jo më herët se fundi i shtatorit, pavarësisht thirrjeve ndaj mazhorancës për të nxituar. Edhe pritshmëritë për një normë prej 3% duket se do të zhgënjehen, pasi kryeministri Edi Rama ka në mend një shifër më të lartë se propozimi i dërguar në Parlament.
”Duhet të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur një vit, fundshtatori me fundshtatori. Rivlerësimi i parë me 1% i dyti me 3% dhe i fundit me 5%. Kështu që për këtë është e rëndësishme për të gjithë ju dhe bashkitë të komunikojmë me qytetarët që është e fundit prandaj është e rëndësishme të mos e lënë këtë shans”,-tha Rama gjatë takimit këtë të mërkurë me kryebashkiakët. Nga shtatori do të nisë edhe puna për përshpjetimin e procesitë të legalizimeve të pronave. Përgjegjëse për këtë proces së bashku me Kadastrën do të jenë edhe bashkitë, që do të kenë rol kryesor.
”Janë bashkitë që do vendosin prioritetet dhe do përcaktojnë ritmin e planit të punës. Do udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar që ju do krijoni deri në shtator kur ky proces do fillojë si rezultat i ndihmës që AKSHI po i jep ASHK për një platformë pune digjitale. Nga një anë bashkitë të mos jenë në pamundësi të ndihmojnë qytetarët për legalizimin, zyrtar e Kadastrës të mos kenë monopolin e zgjidhjes së problemeve për të cilën abuzojnë, edhe nga krimbi i kërkesës për ryshfet.
Në radhë të parë për banesat të qytetarëve duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe të vendoset një rend i qartë i kohës. E padrejtë që disa presin prej vitesh dhe disa të tjerë e marrin legalizimin edhe pse janë aplikues të mëvonshëm. Duhet të vendosni radhë dhe të bëhet ajo që është e para, legalizimi i banesave”,-tha më tej Rama.