Tatimet intensifikojnë kontrollet në zonat bregdetare

Drejtoria e Hetimit Tatimor rajoni jugor ka intensifikuar kontrollet në zonat bregdetare, me qëllim reduktimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave hetimore në terren konkretisht Sarandë, Ksamil, Himarë, etj, është konstatuar se vijon të ketë ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar, apo që nuk e kanë aktivizuar aktivitetin e tyre ekonomik, që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje, që nuk disponojnë fatura të produkteve apo shërbimeve, apo që nuk regjistrojnë punonjësit.

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në datën 11 korrik, u morën masa për 4 subjekte të cilat u konstatuan me shkelje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre nga këto subjekte ushtronin veprimtari si hotel dhe ishin të paregjistruar në organet tatimore. Tatimet kryen bllokimin e subjekteve deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa një subjekt u penalizua për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë me vlerë 50 mijë lekë, si dhe u vendos masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror, si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj/ atsh/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?