Tatimet: Kujdes kur kryeni transaksione me këto subjekte sepse do të penalizoheni!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon se çdo tatimpagues përpara se të hyjë në një transaksion me një tatimpagues tjetër, duhet të verifikojë statusin e tij dhe të sigurohet që blerësi apo shitësi është tatimpagues me status “Aktiv” dhe mund të kryejë transaksione.

Për tatimpaguesit me status “Pasiv”

Do të konsiderohet shkelje administrative, çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, të cilët në datën e kryerjes së transaksionit rezultojnë të jenë me status pasiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për tatimpaguesit me status “Aktiv”

Swiss Digital Mobile Reklama

Me përjashtim të transaksioneve të kryera nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, shitjes së energjisë dhe ujit për konsumatorët finalë, sigurimeve, si dhe në rastet kur janë lidhur kontrata afatgjata “leasing”, do të konsiderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktiv, persona fizikë apo juridikë tregtarë, me tatimpagues të cilët janë me status pasiv.

Të gjithë tatimpaguesit mund të konsultojnë listën e tatimpaguesve të cilët kanë kaluar në regjistrin pasiv në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?