Tatimet: Pse nuk duhet të kryeni transaksione me para në dorë në shuma mbi 150 mijë lekë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kujton tatimpaguesve se mund të kryhen transaksione shitje ose blerje me para në dorë deri në shumën 150 mijë lekë. Transaksionet mbi këtë shumë, duhet të kryhen detyrimisht në rrugë bankare.

Në rast se vlera e transaksionit me para në dorë është me e madhe se kjo shumë, atëhere ligji parashikon penalitet në masën 10 % të vlerës së secilit transaksion.

“Ky dënim do të zbatohet si për blerësin, edhe për shitësin, nëse të dy janë persona juridikë dhe/ose fizikë tregtarë, dhe blerësi ka paguar direkt shitësin me para në dorë” shpjegojnë Tatimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por edhe në rast se blerësi ka paguar me para në dorë në llogarinë bankare të shitësit, dënimi zbatohet vetëm ndaj blerësit. Ashtu sikurse, nëse shitësi i autorizuar nga blerësi, për likuidimin e transaksionit ka tërhequr me para në dorë nga llogaria bankare e blerësit, dënimi zbatohet ndaj shitësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?