Taulant Balla dhe Ëngjell Agaçi shkojnë për ndeshje, por i fusin dhe një takim me kryeministrin e Moldavisë

Sot luhet ndeshja e madhe e kombëtares shqiptare në Moldavi. Mijëra tifozë shqiptarë kanë shkuar në Moldavi.
Ndër ta edhe ministri i brendshëm Taulant Balla. Por siç thotë shprehja popullore që “një udhë e dy punë”, Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, kanë organizuar takim me Kryeministrin e Moldavisë, Dorin Recean në Chişinău.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me përmbylljen së shpejti të tre marrëveshjeve mes dy vendeve, atë të sigurimeve shoqërore, marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit si dhe të notave dhe diplomave.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe mbi fushën e turizmin, ndërsa mirëpresim rritjen vit pas viti të turistëve moldavë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë pritet të fillojë ndeshja Moldavi – Shqipëri ku trajneri moldav ka deklaruar se “sot ekipi do vdesë në fushë”. Ndërsa trajneri ynë është përgjigjur indirekt që “mos vdisni”, se “kemi ardhur për tre pikë!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?