Taulant Balla mbledh drejtuesit e policisë, u ndan detyrat

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, mban sot një takim me drejtues të ministrisë e strukturave vartëse për të komunikuar prioritetet e detyrës së tij.

Balla tha se punonjësit nuk duhet të lejojnë asnjë lloj ndërhyrje në punët e Policisë së Shtetit.

“Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku për të shkuar përtej vetes, për ta rritur kontributin do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka. Besoj që nëse do bëhej një garë se kush e kupton dhe vlerëson rolin e deputetit do isha pretendent serioz për ta fituar. Kush do pranojë ndërhyrje nga deputetë për çdo lloj aspekti nuk do mund të paraqesë asnjë justifikim për të qëndruar në detyrë. Deputeti ka për detyrë t’ju drejtohet për çdo shqetësim. Deputeti kërkon t’i kthehet përgjigje brenda çdo afati. Kur them këtë për deputetin, ndërhyrja e kujtdo tjetër është e papranueshme, respekt maksimal për këdo, respekt, përzierje në asnjë rast dhe mënyrë. Është një standard nga kryeministri që në mbledhjen e parë të kryetarëve, me theks të përshtatshëm në Policinë e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, unë do të kujdesem posaçërisht për rritjen e standardit të jetesës të punonjësve të policisë dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja, pa e harruar që nga sot sistemimin përfundimtar të të gjitha familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët e të cilëve janë fëmijët tanë. Prandaj nga nesër do te fillojmë të trajtojmë problemin e banimit për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen dhe gjithashtu do të hapim rrugën e aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë. Kriteret do të bëhen publike në ditët në vijim në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?