Taulant Balla ndjek protestën e studentëve nga dritarja e zyrës

Numri dy i PS, Taulant Balla ishte i përzgjedhuri i mazhorancës për të folur në lidhje me protestën e studentëve e cila sot është në ditën e 13-të. Teksa studentët po protestonin para kryeministrisë, në godinën e Kryesisë së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla përsëriti qëndrimin për dialog mes studentëve dhe kryeministrit.

Balla tha se ka nevojë për të ndryshuar gjendjen pasi sipas tij edhe implementimi i deritanishëm i ligjit për arsimin e lartë nuk e ka ndryshuar. Balla u shpreh se edhe studentët e pranojnë se plotësimi i tetë kërkesave nuk e zgjidh situatën.

“Bindja jonë e thellë për një përfshirja pse jo për një bashkëqeverisje të konceptit për t’u mirëkuptuar me studentët në radhë të parë, po me gjithë universitetin në tërësi për nevojën që ka të ndryshojmë një gjendje të cilën duam ta pranojmë se implementimi i deri tanishëm i ligjit të arsimit të lartë nuk e ka ndryshuar”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestën e studentëve, Balla tha se kishte parë nga dritarja e zyrës madje duke thënë se kishte njohur se pjesë e saj ishin edhe tre punonjës të bashkisë së Kamzës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po jua them edhe studentëve që kam poshtë dritare time, pavarësisht se tashmë shoh që nuk janë vetëm studentë se kam parë edhe poshtë dritares pashë tre punonjës të bashkisë Kamëz”, tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?