Taulant Balla: Në fund të këtij mandati të tretë duam të arrijmë me 1 miliard dollarë eksporte
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, foli sot ne panelin për bujqësinë e sigurinë ushqimore para nisjes se punimeve te Kongresit të partisë.
“Jemi të gatshëm sot të dëgjomë cdo lloj kritike e shqetësimi të gatshëm që sheshi Nënë Tereza të jetë sheshi i debatit më të madh që mund të zhvillohet sot në Shqipëri edhe për elementin e sigurisë ushqimore.
Do ju lutesha sot të mos keni asnjë lloj frenimi për çfarë po flisni.
Të gjithë ato debate që zhvilloni në çdo cep të Shqipërisë lutem ti zhvillojmë sot këtu hapur me njëri tjetrin.
Një pjesë do sjellin shqetësime por do them dy fjalë: të gjithë duhet të bëjmë llogari ku e nisëm në 2013 marrëdhenien e shtetit me bujqësinë e ku jemi sot.
S’jemi atje ku kemi dashur të arrinim por s’ka krahasim me atë që e nisëm në 2013
ne në fund të këtij mandati të tretë duam të arrijmë me 1 miliard dollarë eksporte.
Jam shumë i sigurtë që do ia arrijmë“, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

