Taulant Balla: Pensionistët dhe familjet në nevojë në qendër të skemës së re të mbështetjes ekonomike
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla zhvilloi një takim me pensionistë në Kalanë e Prezës, ku foli për masat që po përgatiten për mbështetjen e shtresave më në nevojë.
Gjatë bashkëbisedimit, Balla deklaroi se pensionistët dhe familjet që përfitojnë mbrojtje ekonomike mbeten prioritet i politikave sociale dhe se po punohet për një skemë të re të mbështetjes financiare.
Për të modeli i ri do të bazohet në një kartë të shpenzimeve familjare, e ndërtuar mbi konceptin e shportës bazë, me qëllim që fondet publike të përdoren për nevojat kryesore të familjeve.
Gjithashtu Balla u shpreh se mbështetja synon të orientohet drejt blerjes së artikujve bazë të konsumit dhe që transaksionet të realizohen përmes kanaleve të formalizuara, duke krijuar një mekanizëm ku të ardhurat nga TVSH të rikthehen në buxhet dhe më pas të riinvestohen për pensionistët dhe familjet në nevojë.
KOHA JONË SONDAZH

