Taulant Balla përgëzon strukturat e policisë për operacionet antikanabis

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar sukseset e strukturave të Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve antikanabis të zhvilluara në të gjithë vendin.

Postimi i Taulant Ballës: 

Policia e Shtetit ka vijuar me sukses të plotë megaoperacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike, në të cilin prej fillimit janë angazhuar rreth 6 mijë forca policie dhe dhjetra dronë me rezolucion të lartë. Gjatë 72 orëve të fundit, janë asgjësuar në total rreth 20 897 bimë cannabis sativa. Për këto raste kultivimi, janë identifikuar 11 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 10 janë shpallur në kërkim.
⚫️ Në Shkodër u asgjësuan 15 744 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar për rastet e kultivimit, u vu në pranga shtetasi Rr. Q. dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë.
⚫️ Në Krujë u asgjësuan 1909 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas.
⚫️ Në Lezhë u asgjësuan 1854 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas.
⚫️ Në Tropojë u asgjësuan 1390 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 4 shtetas.
Me qëllim asgjësimin e çdo bimë cannabis sativa të kultivuar, Policia e Shtetit do të intensifikojë edhe më shumë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike.
Megaoperacioni policor antikanabis do të vijojë pandërprerë në të gjithë territorin. I inkurajoj dhe i falenderoj qytetarët që bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?