Taulant Balla përgjigjet me kunja për kryeministrin

Taulant Balla ka reaguar pas ngritjes së dronit me dedikimin “Elbasani ty të do” mbi stadium teksa po zhvillohej ndeshja mes Shqipërisë dhe Hungarisë.

Mesazhi me banderolën që valëvitej në dron ishte një mbështetje për Ballën, të cilin Edi Rama e largoi si drejtues nga qarku i Elbasanit duke e dërguar në Fier.

Balla ka ndarë fotot nga ndeshja, të cilën po e shijonte nën shoqërinë e kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja, me të cilin edhe ka pozuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kombëtarja kuq e zi fiton gjithmonë në Elbasan,”-shkruan Balla, pa iu referuar për asnjë çast shkrimit në banderolë, sipas TCH.

Por asnjë fjalë nuk thotë ku të dënojë thirrjet “Rama, ik” në Elbasan.

As për dronin, asnjë fjalë!

Me sa duket inati i ish-numrit dy në PS duhet të jetë i madh ndaj kryeministrit Rama, aqsa nuk thotë një fjalë për denigrimin që i bënë tifozat simpatizantë të Ballës, kryeministrit.

“Kombëtarja kuq e zi fiton gjithmonë në Elbasan” e postuar nga Taulant Balla ka nëntekst të hidhur për Edi Ramën, pasi i kujton se në Elbasan fitojë unë si Taulant Balla.

Nuk dihet se si duhet të ketë reaguar kryeministri pas gjithë kësaj tollovie krijuar në Elbasan, që realisht e ul prestigjin e kryeministrit në sytë e publikut.

Ose Taulant Balla ka fakte për kryeministrin dhe ky i fundit nuk guxon të hap betejë me Ballën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?