Taulant Balla pret veteranët e UÇK-së në Kuvendin e Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së dhe drejtues i politik për Diasporën, Taulant Balla priti në Kuvendin e Shqipërisë përfaqësues të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përfaqësuesit e iniciativës “Të gjithë për Luftëtarin” i dorëzuan një certifikatë mirënjohjeje Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen dhe angazhimin institucional në mbrojtje të pafajësisë së udhëheqësve të UÇK-së.

“Asnjëherë më bukur Kuvendi i Shqipërisë ndërsa mirëpret ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Balla, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit institucional dhe kombëtar në këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi miratoi një rezolutë në mbështetje të pafajësisë së ish-komandantëve të UÇK, me kërkesën ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë dhe institucioneve ndërkombëtare që të garantojnë një proces të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar dinjitetin e luftës çlirimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?