Taulant Balla: Sot votojmë Avokatin e Popullit me kandidatët e PD-së

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbajtur sot një qëndrim të prerë në seancën plenare të Kuvendit lidhur me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ai deklaroi se pavarësisht debateve politike dhe pretendimeve të Partisë Demokratike, mazhoranca do të votojë kandidatët e propozuar nga vetë opozita.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla kundërshtoi deklaratat e PD-së, e cila sot pretendoi se ka tërhequr firmat dhe mbështetjen për kandidaturat që kishte dorëzuar më herët.

Balla theksoi se situata e krijuar me mungesën e Avokatit të Popullit për mbi tre vite përbën një shkelje flagrante të ligjit dhe detyrimeve kushtetuese të Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“T’i tregojmë popullit të vërtetat e mëdha të procesit. Jemi mbi 1 250 ditë shkelje të ligjit, si Kuvend,” u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai iu përgjigj pretendimeve të drejtuesve të PD-së se janë tërhequr firmat për kandidaturat: “U çua drejtuesi i sotëm i grupit parlamentar e tha: Ka një praktikë se janë tërhequr firmat. Nuk është ashtu. Ju kurrë nuk e keni gjetur konsensusin mes vetes.”

Balla deklaroi se mazhoranca nuk do të lejojë që institucioni i Avokatit të Popullit të vijojë të mbetet bosh për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme të opozitës.

“Ne po jua themi, sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!” – tha kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Mazhoranca pret që gjatë seancës së sotme procesi të shkojë për votim, megjithëse PD ka paralajmëruar kundërshtime të forta politike, duke akuzuar PS-në se po tenton të “kapë” institucionin e Avokatit të Popullit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?