Taulanti: Gabuam te goli
Mesfushori i kombëtares, Taulant Xhaka u shfaq i zhgënjyer në deklaratat pas ndeshjes. Madje ai nuk e fshehu dëshpërimin as në momentin e ndërrimit nga trajneri De Biasi.
“20 minutat e para kishim emocione. Gabuam te goli dhe duhet ta përmirësojmë finalizimin. Nuk duhet të bëjmë të tilla gabime ndaj Francës. Me këtë lojë kemi treguar që kemi një skuadër të fuqishme dhe se në Europian nuk ka skuadër të vogël. Kishim disa raste të mira shënimi përmes kundërsulmeve, por nuk i konkretizuam ato”, deklaroi Xhaka kuqezi.
Ai foli edhe për emocionet që pati në përballjen me vëllain e tij, duke u shprehur se ky është futbolli dhe ndeshja e sotme ishte emocionuese.
KOHA JONË SONDAZH

