Tavo: BE shuplakë Ramës. Korrupsion, kaos, varfëri, shpopullim, kriminalitet

Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian, zhvilloi sot një seancë të posaçme për Shqipërinë. Në seancën është diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe plotësimin e 15 kushteve.

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, përmes një postimi në facebook, thotë se jemi një rast i paprecedentë që PPE dërgon rezolutë me kushte për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që Këshilli i Evropës dërgon në Venecia ligjet e një qeverie siç bëri me paketën anti-shpifje. Nga ana tjetër, ai thotë se duhet NDRYSHIM.

”Ka ende shpresë. Shqipëria meriton BE. Dhe ne nuk do ndalemi kurrë deri sa kjo ëndërr e merituar të bëhet realitet. BE i jep shuplaka qeverisë por jo shqiptarëve të cilët janë shumë e shumë më evropianë sesa kjo qeveri arkaike dhe pengmarrëse”.

Postimi i plotë

Seancë speciale për Shqipërinë në Parlamentin Evropian ku theksohen 15 kushtet, përndryshe nuk ka BE.

?- Rast i Paprecedentë që PPE dërgon rezolutë me kushte për vendet e Ballkanit Perëndimor.
?- Rast i paprecedentë që Këshilli i Evropës dërgon në Venecia ligjet e një qeverie siç bëri me paketën anti-shpifje.
?- Rast i paprecedentë që një Parlament është i kastruar pa kuorumin kushtetues.
?- Rast i paprecedentë që kryhen votime moniste për pushtetin vendor ku një parti konkuron pa kundërshtarë.
?- Rast i paprecedentë që Këshilli i Evropës tërhoqi vëzhguesit për votimet moniste të 30 qershorit,
?- Rast i paprecedentë që disa bashki të vendit janë pa kryetarë pasi janë nën kërkim ose të arratisur nga drejtësia.
?- Rast i paprecedentë që një vendi nga 5 kushte t’i bëhen 15.
?- Rast i paprecedentë që një vend i vogël të bëhet më i madhi në kultivimin dhe trafikun e drograve.
?- Rast i paprecedentë që një qeveri në 8 vite të mos hapë një vend te vetëm pune.
?- Rast i paprecedentë që gjatë një krize ekonomike dhe pandemie shëndetësore në vend që ndihmohen qytetarët, turizmi, bujqësia, ato gjobiten e u merret fryma e fundit e mbijetesës.
?- Rast i paprecedentë që një popull me moshë mesatare të re shpopullohet qëllimisht duke ja larguar rininë.
?- Rast i paprecedentë që një qeveri vjen me fjalën Rilindje dhe sjell Shkatërrim në të gjithë sektorët e vendit.
?- Rast i paprecedentë që një vend evropian i shekullit të 21 të jetë sot më larg sesa dje nga Familja Evropiane.
?- Rast i paprecedentë që një vend qëndron 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

Të parët për korrupsion, propagandë, kaos, varfëri, shpopullim, kriminalitet, trafikim dhe mungesë të ligjit.
Të fundit në shërbim të qytetarëve. Duhet NDRYSHIM – NDRYSHIM – NDRYSHIM. Ka ende dritë. Ka ende shpresë. Shqipëria meriton BE. Dhe ne nuk do ndalemi kurrë deri sa kjo ëndërr e merituar të bëhet realitet. BE i jep shuplaka qeverisë por jo shqiptarëve të cilët janë shumë e shumë më evropianë sesa kjo qeveri arkaike dhe pengmarrëse.

SHKARKO APP