Tavo mposht thellë Gjikurinë

Lajm i fundit/Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota.

Siç e paralajmëroi vetë mbrëmë, Gjikuria sot merr plaçkat dhe  niset drejt shtëpisë dhe biznesit privat që ka në SHBA.

Po kush është Vangje Tavo?

Ishte viti 1996 kur Vangjel Tavo nisi angazhimin e tij në politikë nën siglën e Partisë Socialiste.

Angazhimin me këtë forcë politike e vijoi deri në vitin 2010 ku më pas u largua, pas debateve brenda partisë me kryesocialistin Edi Rama. Ai më pas iu bashkua Lëvizjes Socialiste për Integrim, me kryetar Ilir Metën.

Kujtojmë se për një periudhë 1-vjeçare, në vitet 2012-2013 Tavo shërbeu si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin.

Sakaq, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës dhe 2017-ës, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastër.

Ai vijoj të kandidonte në këtë qark edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021 por nuk mundi të fitonte mandatin e deputetit dhe më pas u shkëput nga politika aktive. Ndërkohë, këtë vit ai u propozua dhe emërua nga qeveria Rama si prefekt i qarkut të Vlorës, detyrë që e mbajti pak para zgjedhjeve për kryetar bashkie të Himarës.

SHKARKO APP