Të 40-at e Kacifasit, çfarë pritet të ndodhë në Bularat

Një ditë para të 40-ave të të ndjerit Konstandinos Katsifas, i cili u vra nga forcat RENEA në Bularat, policia e Gjirokastrës ka dhënë leje vetëm për zhvillim të një tubimi paqësor.

Në dokumentin e siguruar nga “BalkanWeb”, organizatorët kanë kërkuar leje për zhvendosjen e tubimit nga qendra muzeale e qytetit deri në hyrje të tij, në rrugën nacionale te “Ura e lumit”.

Kacifas Dokumenti

Nga ana tjetër polica e Gjirokastrës ka dhënë leje për organizimin e tubimit vetëm në “sheshin e Çerçizit” prej orës 11:00 deri në orën 13:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se prej gati një muaji, mediat greke online kanë shpërndarë njoftimet mbi organizimin e udhëtimit të atyre që duan të jenë pjesë e kësaj ceremonie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?