Të ardhura kriminale, sekuestrohen mijëra euro dhe makina 100 mijë euroshe

70 mijë euro dhe një automjet me vlerë 100 mijë euro që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal janë sekuestruar ditën e sotme nga policia e Lushnjës.

Sipas policisë, pasuria i përketë një personi i identifikuar me inicialet J. S., i cili sipas informacioneve merrej me trafikim të lëndëve narkotike.

Mbi shtetasin J. S. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policisë

Policia sekuestron 70 000 euro dhe një automjet me vlerë 100 000 euro që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal

Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas informacioneve të mara në rrugë operative se shtetasi J. S merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe 1 automjet me vlerë rreth 100 000 euro.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për shtetasin J. S., 39 vjeç, banues në Lushnjë.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

SHKARKO APP