Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 00:09 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka propozuar një formulë ndryshe për garën e Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të ardhurat e bashkive, “varësi” të lartë nga betoni. Ndërtimet e reja kontribuojnë në 31% të arkëtimeve totale

Aktualitet E premte, 20 Gusht 2021 09:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të ardhurat e pushtetit vendor u përmirësuan ndjeshëm në 6-mujorin e parë të vitit 2021, duke ndjekur të njëjtën trajektore si të ardhurat e buxhetit qendror. Sipas të dhënave nga “Projekti “Financat Lokale”, (në bashkëpunim me Drejtorinë e Financave Vendore pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë), të ardhurat vendore paraqiten me performancë në rritje, jo vetëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 që i përket periudhës së mbylljes totale nga pandemia COVID-19 (36% më shumë), por ato paraqiten me rritje edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, përkatësisht në masën 4 % ( + 508 milionë lekë).

Struktura e të ardhurave tregon për një varësi të lartë të buxhetit vendor nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Në 6- mujorin e parë u arkëtuan nga ky tatim 4,3 miliardë lekë, me një zgjerim gati 14% në raport me 6-mujorin e parë 2020.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të ardhurat që sigurohen nga taksimi i ndërtimeve të reja (Taksa e ndikimit në infrastrukturë), e cila zë rreth 31% të totalit të të ardhurave vendore, “Taksa e ndërtesës” me rreth 21%, ose ndryshe një masë realizimi 2.8 miliardë lekë dhe “Tarifa e pastrimit dhe higjienës” me 19% ose ndryshe një realizim rreth 2.6 miliard lekë.

Të ardhurat e veta të pushtetit vendor përbëjnë 6% të totalit të të ardhurave publike në 6-mujorin e parë të vitit 2021 me një realizim prej 15.3 miliardë lekë, ku 91% ose 13.9 miliardë e zënë taksat dhe tarifat vendore.

Në janar-qershor 2021 pati përmirësim të performancës së të ardhurave ku më mirë paraqitet grupi i taksave të pasurisë me rritje me rreth 59%, ose ndryshe me një realizim në vlerë absolute rreth 3.5 miliard lekë, dhe pas tij vjen zëri i taksave dhe tarifave të tjera lokale me rritje prej 32%, ose me një realizim rreth 10 miliard lekë.

Nga taksat mbi pasurinë në 6-mujorin e parë të vitit 2021, janë akumuluar gjithsej 3.5 miliardë lekë ose rreth 1.3 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Peshën më të madhe e ka zëri i taksës mbi ndërtesën me një realizim rreth 2.8 miliardë lekë, ose 80% të totalit të të ardhurave nga taksat mbi pasurinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

60% e totalit të të ardhurave vendore (ose 9.2 miliardë lekë) është mbledhur nga Bashkia e Tiranës gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2021. Burimi më i madh i të ardhurave për këtë bashki është “Taksa e ndikimit në infrastrukturë” e cila arrin vlerën e 3.4 miliardë lekë ose rreth 37% të të ardhurave nga taksat dhe tarifat, ose rreth 22% të totalit të të ardhurave vendore për 61 bashkitë.

Mund t'ju interesojë

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dh...

Para 6 orësh
Policia zbarkon në Vlorë

Policia zbarkon në Vlorë

Para 8 orësh
Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

Para 8 orësh

Të grupuara sipas numrit të popullsisë, bashkitë me mbi 100 mijë banorë (11 bashki përfshi edhe Tiranën) kanë realizuar 82% të totalit të të ardhurave të veta vendore në rang vendi.

Shpenzimet nga bashkitë u ulën me 30% këtë vit

Shpenzimet e pushtetit vendor gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti arritën në 24.3 miliardë lekë, ose rreth 42% të planit vjetor të miratuar, duke zënë rreth 9.2% të totalit të shpenzimeve publike të qeverisjes së përgjithshme.

Në shpenzimet e realizuara në 6-mujorin e parë të vitit 2021, peshën më të madhe e zënë shpenzimet e personelit me rreth 48.8% e totalit të shpenzimeve vendore, pas tyre vijnë shpenzimet operative me rreth 27.8%; shpenzime të tjera për subvencione dhe transferta me rreth 3.1%, ndërsa shpenzimet për investime zënë rreth 20.4%.

Shpenzimet për investime kanë pësuar një rritje të lehtë prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa investimet e Bashkisë së Tiranës përbëjnë rreth 34% të totalit të investimeve të realizuara nga pushteti vendor gjatë kësaj periudhe.

Shpenzimet të tjera korrente (ku përfshihen edhe transfertat familjare, subvencionet) kanë pasur një rënie gjatë 6 mujorit të parë 2021 me rreth 20 milionë lekë ose ndryshe me rreth 20% krahasuar me një vit më parë.

Peshën më të madhe e zunë shpenzimet e realizuara nga transfertat nga buxheti i shtetit me rreth 55%, ndërsa ato nga të ardhurat e veta zënë rreth 43%, 1% shpenzimet me burim financimin e huaj dhe 0.2% shpenzimet e realizuara me burim financimi të ardhurat jashtë limitit.

Këtë vit vihet re rritje të shpenzimeve në funksionet si “Rendi dhe Siguria”, “Çështjet Ekonomike”, “Strehimi dhe komoditetet e komunitetit”, “Mbrojtja e mjedisit”, “Arsimi”, “Argëtimi kultura dhe feja”, dhe “Mbrojtja sociale” në vlerën totale prej rreth 2.2 miliard lekë më shumë se një vit më parë.

Funksioni “Shërbimet e përgjithshme publike” ka rritjen më të madhe të shpenzimeve gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2021, krahasuar me një vit më parë me rreth 741 milion lekë ose 14% më shumë, dhe më pas vjen “Strehimi dhe komoditetet e komunitetit” me rritje me rreth 19%.

Funksionet që paraqiten me financim me ulje janë “Shëndetësia” me rënie me rreth 30% si dhe “Rendi dhe siguria publike” me rreth 7%.

Të grupuara sipas popullsisë në 6-mujorin e parë të viti 2021, duke përjashtuar Bashkinë Tiranë, 10 bashkitë me mbi 100 mijë banorë kanë realizuar rreth 6.5 miliardë lekë ose 44% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor (60 bashki pa Tiranën)./Monitor

Etiketat e lidhura

bashkitetë ardhura
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 4 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0
Para 6 orësh

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5
Para 6 orësh

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 6 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 4 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 19 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 6 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

4 Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën
Para 10 orësh

Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.