Të arrestuarit e Unazës kërkojnë lirinë në Apel

Daniel Dobraj dhe Dorjan Protoduari, dy prej personave që janë ende në qeli pas protestës së zhvilluar para Kuvendit me 22 nëntor kërkojnë nga gjykata ndryshimin e masës së sigurisë.

Për të dy këto persona në ditët e fundit të nëntorit gjykata caktoi masën e sigurisë burg pa afat, por Dobraj, i riu i cili dyshohet se hodhi kapsollën që plagosi punonjësën e policisë Ina Nuku dhe Protoduari, i cili u vu në pranga në ambientet e Spitalit të Traumës pasi ndaj tij ishte prerë më parë një fletë arresti, kërkojnë lirimin nga qelia ose një masë më të butë sigurie.

Kërkesa është bërë nga ana e avokatëve mbrojtës të dy të rinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?