Te “Astiri” nuk ndalen prishjet

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe banorët e Unazës së Re zhvilluan sot protestën e radhës. Por siç shihet edhe nga këto foto dhe pamje, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit po vijon prishjen e një ndërtese që ka shërbyer si gomisteri, ndërkaq gjatë ditës së sotme janë prishur edhe disa objekte të tjera pa leje, duke i hapur rrugë tashmë ndërtimit të rrugës sipas të gjitha standardeve të kërkuara.

Ashtu si edhe në ditët e shkuara, Bashkia e Tiranës dhe IMT kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë bërë heqjen e materialeve nga objektet. Gjithashtu, IMT dhe ndërmarrjet e tjera të Bashkisë së Tiranës kanë bërë edhe zhvendosjen e materialeve inerte të të gjitha objekteve që ka janë prishur gjatë këtyre ditëve. Me prishjet e ditës së sotme numri i ndërtimeve pa leje që janë prishur në Unazë ka arritur në mbi 30.

Bashkia e Tiranës dhe IMT janë të vendosura që të vijojnë punën për t’i hapur rrugë realizimit të projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Prishja vullnetare te Unaza   7 Dhjetor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?