”Të bashkohemi”, Rama: Nuk kam futur kurrë dorën në xhepin e askujt

I ndodhur në zyrën e tij ku po flet me ndjekësit, kur para Kryeministrisë janë me mijëra qytetarë që po protestojnë kundër rritjes së çmimeve, Edi Rama nuk pranoi akuzat e protestueseve për hajdut dhe tha se në konferencën e dy ditëve më parë për energjinë elektrike ka folur me fakte. Në këtë situatë ai bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve.

“Kush të shan pa prova ose e ka bërë vetë ose e bën vetë po të ketë gjë në dorë atë për të cilën të akuzon ty. Kur më akuzojnë hajdut.

Në jetën time nuk jam përkulur kurrë të fus dorën në xhepin e askujt dhe në varr leku nuk bën punë aq sa dheu. Në situata të tilla problemi themelor është bashkimi tek e vërteta dhe faktet.

Swiss Digital Desktop Reklama

I kam ndjekur me vëmendje reagimet e komentet tuaja qysh pas konferencës së pardjeshme për shtyp kur folëm me fakte për thellimin e krizës dhe masat, ndërkohë që çmimi i naftës vazhdoi të ngrihej duke rritur valën e shqetësimit. Problemi është te rëndësia e madhe që ka bashkimi në situata të tilla”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?