Të burgosurit e burgut 313 ankesë për Prokurorinë dhe Gjykatat

Të burgosurit e burgut 313 përmes një letre kanë parashtruar një sërë ankesash drejtuar Prokurorisë dhe Gjykatave.

Të burgosurit në ankesën e tyre theksojnë se pritën vettingun për një drejtësi të drejtë, ndërsa shtojnë se edhe avokatët bëhen palë me gjykatat e prokurorinë.

“Ankesa jonë e parë është për prokurorinë. Prokuroria po na akuzon me ambicie dhe bindje juridike. Edhe gjykatat mbështesin prokurorinë. Edhe avokatët bëhen palë me gjykatat e prokurorinë. I bëjmë apel institucioneve më të larta të shtetit. Drejtësia e vetme për ne mbetet amnistia. Amnistia të jepet më shumë se tre vjet”, thuhet në letrën e të burgosurve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?