Të dehur dhe pa leje drejtimi, Policia arreston 13 shoferë dhe heq 78 leje drejtimi
Policia Rrugore e Tiranës vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
▫️ 13 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
▫️ 78 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave është kushtuar për mosrespektimin e tabelës “Stop” dhe për këtë shkelje janë vendosur 109 masa administrative.
KOHA JONË SONDAZH

