FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të dënuar për vrasje dhe trafik të narkotikëve, OFL u dërgon formularët katër personave

Tre për trafik droge dhe një tjetër për vrasje me dashje janë katër personat të cilëve u është kërkuar nga Operacioni Forca e Ligjit të vetëdeklarojnë pasurinë, pasi dyshohet se ata mund ta kenë vënë me veprimtari kriminale.

Më saktësisht i është kërkuar të plotësojë formularin Poliksen Muçollari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”. Eduart Sallaku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë dy personat e tjerë Arian Begajdhe Ermal Lusha, të dy banues në Kavajë, janë të dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Të katër këta persona duhet t’i përgjigjen pyetjeve të OFL-së me shkrim brenda 48 orëve dhe më pas përgjigjjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?