Të dënuarit kthejnë burgun e Fierit në ”galeri arti” (FOTO)

Një lajm i bukur vjen nga burgu i Fierit. Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale në Fier, që drejtohet nga Arjan Hasani, është shndërruar në një ekspozitë gjigande. Një faqe lokale, që promovon turizmin në qytetin e Fierit, ka publikuar një album fotografish online, ku duken punimet të ndryshme, që sipas kësaj faqeje, janë bërë nga të burgosurit.

Konkretisht, në muret e burgut shihen piktura murale me përmasa të mëdha, ku dallohet flamuri ynë kombëtar, apo ajo e ballkonit ku Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë kombëtare në Vlorë.

Nuk mungon as një pikturë gjigande kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti apo dhe piktura e Nënë Terezës. Gjithashtu, nuk mungojnë as skulpturat, ku një ndër to, është një punim që ngjason me një timon varke, i ndërtuar me vegla pune.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?