Të dënuarit me çrregullimeve mendore, do të ikin nga burgu i Shënkollit. Firmoset marrëveshja

Personat me çrregullime të shëndetit mendor që vuajnë dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë, do të transferohen në një mjedis më të përshtatshëm për ofrimin e kujdesit teraputik, human dhe të sigurt. Marrëveshja u firmos sot nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në prani të përfaqësuesve të Komitetit për Parandalimin e Torturës të Këshillit të Europës në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.

Marrëveshja ka si objekiv përcaktimin e angazhimeve dypalëshe, nëpërmjet marrjes së masave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata në adresim të rekomandimeve të mekanizmave monitoruese ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për përmirësimin e kushteve dhe trajtimit të personave me çrregullime të shëndetit mendor, që kanë kryer një vepër penale, për të cilët gjykata kompetente ka vendosur mjekimin e detyruar në një institucion mjekësor; për të burgosurit që shfaqin çrregullime të shëndetit mendor; si dhe trajtimin e personave për të cilët gjykata ka vendosur shtrimin e përkohshëm në një institucion mjekësor të posaçëm.

Ministria e Drejtësisë do të vendosë në dispozicion pajisjet që disponon me qëllim përshtatjen dhe pajisjen me aparaturat e nevojshme të dy godinave pranë Institucionit të kujdesit shëndetësor Lezhë, duke siguruar ambient fizik të përshtatshëm për ofrimin e kujdesit teraputik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, merr përsipër ofrimin e shërbimit të specializuar psikiatrik mbështetës për stafin e Institucionit të kujdesit shëndetësor Lezhë, sipas nevojave, sigurimin e diagnostikimit, ekzaminimeve kliniko-biokimike, imazherike dhe trajtimit të specializuar për problematika të ndryshme shëndetësore të personave me çrregullime të shëndetit mendor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?