Të dënuarit në burgun e Shënkollit mbeten mes territ, pa ujë dhe pa ushqime

Burgu i Shënkollit ka mbetur prej 24 orësh pa energji elektrike, ujë të pijshëm dhe pa ushqim për të dënuarit.

Ka qenë një i burgosur i cili vuan dënimin në këtë burg, që ka ngritur zërin teksa mësohet se deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga drejtuesit e këtij institucioni.

Familjarët e të dënuarve kërkojnë që të veprohet sa më shpejt për normalizimin e situatës, pasi sipas tyre po rrezikohet shëndeti i personave të dënuar.

SHKARKO APP