Të dhënat e shqiptarëve dolën në shesh, Meta: Të ngrihet një Komision Hetimor Parlamentar
Pas daljes të të dhënave të shqiptarëve në shesh, Pesidenti Ilir Meta kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar sipas tij skandalin e rrjedhjes së të dhënave personave të 680 mijë qytetarëve shqiptarë.
”Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të qindra mijë qytetarëve shqiptarë në dhjetor 2021 drejtpërdrejt nga agjensia shtetërore përgjegjëse AKSHI, tregon problematikat e shumta të sotme të sigurisë së rrjeteve të informacionit.
Mbështes gjithashtu kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për nxjerrjen e plotë dhe marrjen e përgjegjësive penale dhe financiare të institucioneve shtetërore dhe kompanive private, shkaktarë të skandalit të rrjedhjes në publik të të dhënave personale të qytetarëve dhe bizneseve në dhjetor 2021”,-shkruan kreu i shtetit në facebook.