“Të dhjerë”, por krenar: Opozita drejt hyrjes në Kuvend!

Më në fund opozita duket se do të kthehet në Parlament. Është gjetur një lloj justifikimi për qenë në Kuvend më datën 18 dhjetor, ditë në të cilën do flasë në parlament Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Por para se Basha të dilte sot në orën 15:00, e të fliste për mediat me një retorikë fine duke lënë të kuptohet një kthim të mundshëm në Kuvend, vendimi ka kohë është thuajse është marrë. Basha tha se "bojkoti e arriti qëllim".

Ishin deputetët Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së dhe Fatmir Mediu me deputetët e Partisë Republikane të cilët bënë presion ndaj selisë blu duke kërkuar që ti jepet fund bojkotit. PR dhe LZHK deklaruan më parë, se do të hyjnë në Kuvend edhe nëse Partia Demokratike nuk pranonte të thyente bojkotin gati 6 mujor. Kjo e ka vënë Bashën para faktit të kryer dhe rrezikut për të pasur një opozitë të përçarë. Për këtë qëllim ka pasur gjatë ditëve të fundit kontakte të vazhdueshme mes aleatëve të opozutës. Ndërsa deklaratat e Dashmir Shehit dhe Fatmir Mediut, bërë në media në ditët e fundit, kanë prerë çdo mundësi për të pasur një qëndrim në bllok të opozitës. Në këtë situatë duket se është pranuar formalisht hyrja në Kuvend, dhe më pas aleatët janë mbledhur sot, për të krijuar idenë se po vendosin bashkërisht për të dalë para publikut si të unifikuar, por në thelb nuk janë, e secila (parti) shikon pazaret e saj e jo të elektoratit. 

Vendimi për hyrjen në Kuvend duket edhe më afër, pasi disa deputetë të selisë blu, të njohur si “anti-Basha” kanë ndarë mendjen që të hyjnë në Parlament pa pyetur për përjashtimin e Bashës. Ka edhe një informacion, se Lulzim Basha do personalisht që deputetët të jenë në Kuvend, por është Berisha ai që nuk ka pranuar. Nëse vendimi i thyerjes së  bojkotit do të zyrtarizohet, kjo do të tregojë se Saliu po ikën nga pak e përditë edhe nga PD, pas ikjes nga pushteti.

SHKARKO APP