Të dielën blindohet Tirana

Kryeqyteti shqitpar do të “blindohet” njësoj siç ndodhi gjatë vizitës së kancelares Merkel apo kryeministrit serb Vuçiç. Policia e Tiranës ka marrë masa për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj vizite.

Duke nisur që nga Qafë-Kashari, më tej pjesa e autostradës Tiranë-Durrës, segmeni i Laprakës, Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të bllokohen plotësisht për këmbësorët dhe automjetet. Për mjetet e transportit publik do të devijohet trafiku nga këto rrugë, ndërsa nuk do të lejohet as parkimi i atomjeteve.

Eskorta e Kerryt do të shoqërohet nga Rinasi në Tiranë me helikopter të ushtrisë, ndërsa rrugët do të patrullohen nga efektivë të policisë dhe Gardës së Republikës.

Sekretari Amerikan i Shtetit do të pritet në Rinas nga presidenti Bujar Nishani, ndërsa në Tiranë do të takohet me kryeministrin Rama dhe më pas me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

SHKARKO APP