Të dielën kthehet ora verore

Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars 2025, akrepat e orës do të kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar kalimin në orën verore. Kjo do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, kur akrepat do të zhvendosen në 03:00, duke filluar periudhën e kursimit të energjisë.

Ky sistem, i njohur si orari veror, ka filluar të aplikohet për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është përdorur gjerësisht që nga viti 1972, me qëllimin e fillimit për kursimin e energjisë.

Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi origjinal i tij është bërë më pak i efektshëm, pasi zgjatja e ditës ka çuar në përdorimin më të madh të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt “bumerang” që mund të sjellë më shumë shpenzime energjie.

SHKARKO APP