“Te Diella”, gruaja që ktheu lokalin me sobë në kënetë, në restorant me famë
Dilla Lloshi: Kjo soba e shtëpisë, në qershor të 1995 erdha këtu. Atëhere kishte mbaruar dimri dhe ja mora pleqëve të shtëpisë. Ky ishteë oxhaku i parë pas sobës. Këtu prita ambasadorin e parë Xhejms Xhefri.
Në këto 23 vite te Diella është gatuar thjeshtë dhe menuja tradicionale nga ngjalat te pitet, është e shoqëruar me ruajtje dhe demonstrim të vlerave etnografike të zonës.
Dilla Lloshi: Fillova të grumbulloj, një pjesë janë të familjes por edhe kam blerë. Kjo është xhubleta, veshje nga malësia e Madhe.
Diella i rri në kokë punës, organizon, zbukuron, menaxhon. Në fundjavë duhet patjetër të kesh prenotuar nëse ke vendosur të drekosh këtu.
Fotografitë e vendosura në mure janë të klientëve VIP nga politika, tek artistë apo gazetarë.
Dilla Lloshi: Gjithçka sheh janë idetë e mija. Janë shijet e mia
Sipas Diellës idetë e ndryshojnë jetën e një gruaje edhe në biznes.
Dilla Lloshi: Unë plotësoj shijet e mija dhe kur mbaroj të gjitha punët ulem këtu dhe shikoj lokalin, më pëlqen dhe ndihem e plotësuar.
Edhe pse biznesi mban emrin e saj, Diella e ndan suksesin me bashkëshortin, pa të cilin thotë se nuk do ja kishte dalë
Me sa duket edhe pas një gruaje të suksesshme qëndron një burrë.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

