Të djathtët braktisin komisionin për reformën në drejtësi

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi është mbledhur paraditen e sotme, dy javë pas arritjes së marrëveshjes mazhorancë­opozitë. Por pas debateve mes të majtëve e të djathtëve, këta të fundit janë larguar nga mbledhja.

Pas largimit të deputetëve Strazimiri, Halimi dhe Ristani, deputeti Fatmir Xhafaj tha se kjo nuk është një seancë dëgjimore me grupin e ekspertëve.

Ndërsa shprehur mërzi për largimin e deputetëve të djathtë nga mbledhja, Xhafaj tha se “opozita kërkoi që ekspertët të ishin në komision”. Pas kësaj, Xhafaj ka kërkuar që të miratohet së pari dokumenti i analizës, e më pas të miratohet në parim strategjinë e plan­veprimit. “Dokumentet do t’i dërgohen Komisionit të Venecias”, tha Xhafaj.

Pas kësaj, Komisiomi për reformën në drejtësi ka miratuar dokumentin analitik për sistemin e drejtësisë, si dhe janë miratuar në parim strategjia dhe plani i veprimit.

Ndërsa deputeti i PD­-së, Oerd Bylykbashi, tha se është me rëndësi që puna e Komisionit të bazohet tek transparenca. Të pranishëm në mbledhjen e sotme të Komisionit për reformën në drejtësi ishin edhe ekspertë dhe përfaqësues të huaj. 

SHKARKO APP