“Të dua, a do martohesh me mua”? Arilena Arës i vjen propozimi në skenën e Fest 64
Disa momente të pazakonta u shënuan në skenën e Festivalit të 64 të RTSH, në natën finale.
Kur mbaroi performanca e këngëtares Sheila, dhe Salsano Rrapi e Arilena Ara dolën në skenë nga publiku erdhi një propozim për martesë për Arilenën
“Arilena të dua. A do të martohesh me mua!” u dëgjua nga salla e publikut.
Në momentin kur kamera u drejtua nga djali ai u largua.
Ndërkohë Arilena nga skena iu përgjigj ‘’Asnjëherë’ ndërsa qeshte.
Një moment tjetër ishte dhe një pankartë ku shkruhej ‘Tom Kuka’, pseudonimi i Enkel Demit si shkrimtar.
Enkel Demi ka qenë një nga bashkëprezantuesit e festivalit të vitit të kaluar.
Ndërkohë në skenë u rrëzua një pjesë e skenografisë.
‘Ou… Na prishët skenografinë’ tha Ara.
Ndërsa Salsano Rrapi ndërhyri duke thënë “Gjithçka është ok në festivalin e këngës në RTSh.
‘Gjithcka është jashtë kontrollit’ tha Arilena duke qeshur.
Pas ndërprerjes publicitare, bashkëprezantuesit zbuluan se gjithçka ishte e inskenuar.
Madje treguan dhe emrin e atij që i propozoi Arilenës për martesë.
“Quhet Fredi’.


KOHA JONË SONDAZH

