“Të dua unë, ti pse jo!” Merr peng 20-vjeçaren, bie në pranga

Vajza të cilën dashuronte, nuk donte të rrinte me të. Por kjo nuk i pëlqeu një adoleshenti, i cili, i ndihmuar edhe nga një shoku i tij, vendosi që t’a merrte me forcë 20-vjeçaren nga Tirana, duke e mbajtur preng për disa orë, teksa tentoi t’a bindte sërish që ajo të qëndronte me të.  

Kësisoj, 21- vjeçari Kristi Dako me banim në Tiranë, gjatë ditës së djeshme u arrestua nga policia e Durrësit, ndërsa u shpall në kërkim shoku i tij A.H., 21 vjeç. Në bazë të hetimeve rezulton se dy të rinjtë gjatë së dielës në lagjen Nr.6 në Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë në makinë 20-vjeçaren me iniciale K.A., banuese në Tiranë, me pretendimin se Kristi Dako e ka patur më parë atë të dashur.

Mësohet se dy të rinjtë e kanë ndjekur vajzën dhe më pas duke e ushtruar edhe dhunë, sipas denoncimit të vajzës, e kanë futur në makinë. Pas disa orësh vajza është lënë e lirë dhe aktualisht ndodhet në banesën e saj. Por për shkak të tronditjes së pësuar dhe dhunës së ushtruar ndaj saj, familja e saj ka bërë denoncimin në polici duke çuar në prangosjen e Kristi Dakos, si dhe shokut të tij, i shpallur në kërkim akuzohen, që janë nën akuzë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

SHKARKO APP