Të fundit për shëndetësinë, qytetarët: Nuk kemi siguri te ilaçet

Shqipëria renditet e fundit nga 35 shtete të Europës në raportin nga indeksi konsumator për kujdesin ndaj shëndetit. Mjekët në vendin tonë thonë se popullata shqiptare i neglizhon vizitat shëndetësore, ndërsa qytetarët shtojnë se nuk kanë besim te ilaçet që përdorin.

Shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë te doktori vetëm kur janë të detyruar.

Kjo shprehje mbështetet edhe nga raporti i Indeksit të Shëndetit Konsumator të vitit 2018 të matur nga Instituti suedez, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e fundit mes 35 shteteve europiane përsa i përket kujdesit shëndetësor që tregojnë shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti vlerëson se shqiptarët shmangin kontrollet rutinë, të cilat ndonjëherë bëjnë edhe diferencën në pikasjen e problemeve shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, thotë se personat që shmangin më tepër vizitat janë të rinjtë.

Najada Çomo: Popullata shqiptare është mjaft e interesuar për fëmijët në përgjithësi, që i çon për vizitë mjekësore, për të bërë procesin e vaksinimit dhe popullata mosha e tretë të cilët janë më të ndërgjegjësuar për ti shërbyer pjesës së shëndetit.

Qytetarët e pohojnë neglizhencën, por tregojnë se ndryshe nga më parë tanimë vizitat te mjeku janë shtuar.

Ata theksojnë se problematika në shëndetësi është te ilaçet që përdorin.

“Kujdesen shqiptarët për shëndetin e vet sepse kanë nevojë të kujdesen mirëpo ilaçet janë shumë të dobëta këtu në Shqipëri”.

“E neglizhojnë pastaj dhe mjekësia nuk është falas siç flitet. Kam kaq ditë në spital me mamin dhe nuk gjej zgjidhje”.

“Çfarë do të kujdesen më shumë me këto të ardhura që kemi ne, të marrim ilaçe të skaduara”.

Shqipëria ka dhe nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Europë, me 12 vdekje për 1.000 lindje.

/Ora News.tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?