Të gjitha doganat me Greqinë mbyllen për dy ditë
Drejtoria rajonale e kufirit dhe migracionit Gjirokastër dhe Drejtoria e Korccës njoftojnë se pikat doganore me Greqinë do të jenë të mbyllura për dy ditë. Ky bllokim vjen nga pala greke për shkak të grevës dy ditore që zhivllojnë punonjësit e paltës greke.
Njoftimi i Policisë
Njoftohemi nga pala greke, se për shkak të një greve të zhvilluar në Greqi, do të ketë një ndërprerje dyditore të punës në Pikën Kufitare Kakavijë dhe në Pikën Kufitare Tre Urat (nga pala Greke), duke filluar që nga dita e premte datë 20.05.2016 ora 07:00, deri ditën e dielë datë 22.05.2016 ora 07:00.
Sqarojmë se gjatë harkut kohor prej 48-orësh, dogana greke nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve. Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.
KOHA JONË SONDAZH

