“Të gjithë kundër reformës”, Basha: Kërkojmë falje për reklamat që kemi dhënë gjatë qeverisjes tonë

Të gjithë pro reformës, të gjithë kundër reformës. Një lojë që fillon dhe nuk mbaron një lojë me politikanë dhe ambasadorë të huaj.

Një lojë me reformë dhe një lojë pa reformë. Si konceptohet reforma në drejtësi? Kush fiton dhe kush humbet prej saj? Kush arrestohet dhe kush gëzohet?

Reforma në drejtësi, dekriminalizimi, reforma zgjedhore, pozita dhe opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë kundër reformes, i ftuar në studion e Të Paekspozuarit, kreu i PD, Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Intervista minutë pas minuti

Rakipi: Me mua sot në studio do të jetë kryetari i Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha. Mirëmbrëma dhe kënaqësi që jeni me mua.

Basha: Falimenderit për ftesën. Kënaqësia është e imja.

Rakipi: Bashkë me mua sot janë edhe dy gazetarë të njohur dhe shumë kritikë, Andi Bushati dhe Fatos Lubonja. Do të bëjmë një bisedë jashtë sloganeve, megjithëse ju do të përpiqeni ti keni sepse partitë i kanë. Fillimisht dua ti them teleshikuesve që ne nuk kemi video që përfliten në mediat online, ne do të kemi një bashkëbisedim të hapur me kreun e PD Lulzim Basha.

Të ndjekim raportin filmik dhe të kthehemi në studio.

Rakipi: Ky ishte raporti filmik që ne kemi përgatitur, një renditje kronologjike e asaj që ka ndodhur.

Basha: S’ishte kronologjike, po do ti diskutojmë.

Rakipi: Secili ka vërejtjet, por edhe te të ftuarit e tjerë. Fjalët janë ato, komentet mund ti mendoni ndryshe.

Duket se ju zoti Basha keni fituar Dekriminalizimin, megjithëse filloi si një shaka. Por një betejë tjetër, duket se po ju mebtet ju në derë. kemi një britmë të madhe të mazhorancës, përfshirë edhe LSi-në për të votuar reformën, dhe duket sikur kjo ju kia mbetur në derë,. Ju keni thënë që ne kemi draftin tonë. Ccdo të thotë?

Basha: Beteja e dekriminalizimit s’është fitore e opozitës, por edhe e shqiptarëve. Unë, në këtë tavolinë, megjithëse për shumicën e gjërave s’jemi dakord, por në mbarë Shqipërinë s’ka shqiptarë të ndershëm të bashkohen politikës larg krimit. Unë kam kërkuar një koalicion për dekriminalizimin, dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo s’ka nisur si shaka. Ndonjëherë mendoj përse është lënë kjo përshtypje te ju si ikonë e medias shqiptare. Unë e kam thënë që do të ndeshemi “dhëmbë për dhëmbë” dhe “sy për sy”. Pse e kam thënë këtë, fati e ka treguar se të ecim para dhe isha i bindur që parimi do të bashkonte shqiptarët, por edhe bashkoi kundërshtarët, nën zë, por edhe me zë siç është Blushi. Në Kuvendin e PD-së, unë i shpalla kundërshtarit tim, se PD-ja me të vërtetë është larguar nga Kuvendi, por PD-ja kërkon të kthehet në Kuvend. Korrupsioni në drejtësi nuk është shkak, por pasojë e korrupsionit në politikë. PD-ja s’ka ecur si dele pas reformës në drejtësi, është e rëndësishme patjetër. Po ti thuash shqiptarëve që është drejtësia e korruptuar. Korrupsioni në drejtësi është si pasojë e politikës. Kur e kam shpallur më 27 shtator 2014, se kam shpallur për të kthyer PD-në në Kuvend. Shumëkush ishte skeptik, deri para 24 orësh, ata që skontonin dekriminalizimin, besoj se kanë reflektuar.

Nëse unë dha Rama biem dakord për reformën, s’do të ketë vlerë nëse nuk zbatohen. Produkti është i rëndësishëm, por edhe koha.

Rakipi: Ç’doni të thoni me frazën ‘ne kemi draftin tonë’. Ju nuk e pranoni fare draftin e mëparshëm dhe çfarë është bërë deri tani?

Basha: Thash draft i konsoliduar i ynë. Për dekriminalizimin është koha të lëmë cinizmin, është një ligj i mirë, nëse funksionon s’do guxojnë njerëz të kandidojnë.

Të vijmë te reforma, kur kemi qenë në qeveri e kemi shpallur kryesore. Në atë kohë, kaloi reforma e Gjykatës Administrative. Pjesë e rëndësishme e reformës, është e Gjykatës Administrative.

Kjo reformë është e rëndësishme, pasi për herë të parë i jepet mundësia që të kontrollojë legjislativin. Erdhi ky koalicion dhe shpalli reformën në drejtësi.

Ekspertët tanë janë përjashtuar nga grupi i reformës në drejtësi. Në veçanti për këtë draft, u tha se kemi informacione se është për të kapur drejtësinë. Më 21 dhjetor Venecia e hodhi në kosh. Mediat kanë konstatuan se ekspertët nuk arrinin të lexonin median dhe atyre u mungonte vullneti për të na përfshirë, në komision apo kudo tjetër. Bënë draftine  e dytë dhe ne bëmë kundërshtimet tona.

Erdhi sërish drafti nga Venecia dhe i dhanë sërish prokurorisë të drejtë. Byronë e Hetimit, ashtu siç e ka BE-ja dhe jo siç e duan këta.

Opozita ka qenë pala më e angazhaur në reformë. Nëse ka një produkt i kësaj reformë janë si pasojë e angazhimit të opozitës. Ku do të ishte Byroja nëse s’do të kishim ne këto qëndrime? Opozita ka qenë përcaktuese për ndryshimin e draftit.

S’është draft i ri i joni. Janë elementët anti-korrupsion. Janë dy çështje që Venecia s’ka sjellë rekomandime: çështja e vendimmarrjes dhe arkitekturës politike. Dhe ne për këto dy çështje, pasi pritëm që mazhoranca të tregonte seriozitet, ne bëmë propozime si do ti zgjidhim. Këto s’janë kushte, por propozimet tona, si do të zgjidhen si do të ndryshojnë Kushtetutën.

Rakipi: Ju doni vendimmarrje me 2/3 dhe mazhoranca e do me 3/5.

Basha: Për ne çështja e vendimmarrjes është e mbyllur,. Ne kemi zgjedhur një standard perëndimore. Por ne, hamendësojnë kapjen e drejtësisë nga mazhoranca. Ne kemi rëndë dakord me 2/3.

Rakipi: Pavarësisht nga ekspertiza që ka punuar, politika s’është e qartë dhe e shtyn në kalendat greke këtë proces.

Lubonja: Kjo fjalë reformë në drejtësi është mistifikuar nga politika, por edhe nga ndërkombëtarët, si një shpresë për shqiptarët, dhe ajo që pres unë është se e kam bërë krahasimin, po thoja që të mbarojë edhe kjo shpresë, edhe Rama është pjesë e atij sistemi që është në 25 vjet. Korrupsioni në drejtësi është rezultat i politikës së korruptuar. Unë them që duhet aprovuar reforma në drejtësi, që shqiptarët të kuptojnë se është njësoj si rilindja, si mjekësia falas, shqiptarët të kuptojnë se nuk falet drejtësia nga gangësterët dhe ndërkombëtarët. Edhe ata ia fusin kot. Shqiptarët të kuptojnë se drejtësia është të luftosh përditë. Këto parti nuk e duan drejtësinë dhe bëjnë sikur. Për këta më mirë kujt ‘tia vënë fajin. Është bërë si një lloj loje për ta paraqitur si një shpresë, dhe kush ëhstë kundër kësaj.

Basha: Është bërë një lojë dhe është e drejtë. 6 herë e dëgjuam Ramën ne jemi për reformën, sikur ne jemi kundër reformës. Ky është investimi më madhor i Edi Ramës në këto 2 vite. Ta marrim këtë çështje me arsyeje. Arsyeja është kyçi i përparimit. Në kushtet që qeverinë e kemi denoncuar për afera deri në palcë, si mund që PD-ja, të mos ketë interes në një mekanizëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të pavaruar që të nisin hetimet dhe gjykime për persona me pushtet. Kjo s’ka sens ti thuash PD-në se do. Për PD-në një drejtësi e pakapur, do të ishte një aleat, i opozitës si institucin, për të denoncuar krimin. Strategjikisht ky është qëndirmi ynë. Shpresat tona për një reformë të vërtetë të këtij lloji kanë qenë të zbehta. Pse do të investojë Edi Rama, tutori i Ramës, Bushës, Beqës, Kokëdhimës, apo Ilir Meta, pse do të investojnë këto dy individë një vit para zgjedhjeve, pse do të rrezikonin të kishin prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur, të hetonin CEZ-in, apo vjedhje në dogana. Që të hetonin skandalin Tahiri Habilaj.

Ky është interesi politik i zvarritjes së reformës. Ne kemi inevstuar në moskpajen e politikës, as në vendimmarrjes. Jeni dakord për strukturën antkorrupsion? Për BKH-në? U kemi hënë po. Versioni për BKH-në të mos jetë në sqetullën e Tahirit.

Në një demokraci ka gjithmonë opozitë. Natyrisht shpesh herë opozita ka ardhur nga një qeverisje. Opozita s’mund të jetë ish-qeverisje.

Bushati: Zoti Basha hodhi idenë, pse një opozita s’do të ishte e interesuar kur është përballë jë qeverisje e zhytyr në krim. Duket rracionale në radhë të po ku është problem?! Unë besoj se kjo opozitë ka më tepër garanci të kontrolluar nga Rama sesa një drejtësi e kontrolluar nga ndërkombëtarët. Të kthehemi te Rama më 2013, thoshte do dënojmë 21 janarin, Gërdecin, apo koncesionet. Kjo qeverisje e korruptuar është garanci e një qeveri e kaluar. Aq bashkë bëhen këta që të mos hyjë një palë të tretë, me amerikanë dhe brukselianë që mund të na vendosin prokurorët dhe gjyqtarët, njerëzit që do hetojnë politikanët. Unë jam një nga ana që opozita ka bërë çështë e mundur që ta shtyjë në kalendat greke reformën.

Basha: Pse s’është e vërtetë? Çfarë kërkon drafti ynë? Këta thonë për procesin e Vetingut thonë se do kenë 12 gjyqtarë të gjyqtarëve dhe 7 të gjyqtarëve të gjyqtarëve. Venecia u tha se një sistem është i ndërlikuar, dhe është vulnerabël për kapjen nga politika. Ne e ndajmë këtë shqetësim, si sot në opozitë dhe dje, ne e dimë ç’heqim për të gjetur kandidatë, si mund të garantojmë se këta s’do të jenë të kapshëm.

Porpozimi ynë është për shtim të rolit të ndërkombëtarëve. Thonë se ndërkombëtarët do të diskutojnë këtë 12 dhe 7, ne themi se kemi krijuar dy institucione, Këshillin e Lartë Gjyqtarësh dhe Prokurorësh, përmes një skemë të balancuar në BE. Këto dy trupe kanë të drejtën e verifikimit të gjyqtarëve. Testimin do e bëjë drejtpërdrejt një skuadër ndërkombëtare, atë mision të asistencës. Detaji është i rëndësishëm.

Rakipi: Nëse do të bëjmë një gjë me vlera, duhet t’i themi shqiptarëve ku kemi gabuar.

Basha: Ne kemi kërkuar mbikëqyrje në zemër të sistemit. Kjo është një provë më shumë që PD-ja si trembët mbikëqyrjes ndërkombëtare, si trembet sistemit të ri, por kërkon garanci më të forta, që është kapja politike, që është presioni.

Para se të dal te vazhdimi kam dicka në raport me audiencën, nëse Basha ha kohë me detaje mua dhe Lubonjës nuk na duhet audience. Njerëzit ndryshojnë telekomandën dhe humbet Basha. Pse mendoj ….

Basha: E vërteta është me e rëndësishme se audience. Në djall shkoftë audience se për hir të audiencës ka shkuar vendi këtu ku është

Bushati: Dakord, prej asaj audience që keni stimuluar ju në mënyrën më të keqe

Basha: Unë jam i modelit tjetër, e ke kryeministër atë.

Bushati: Me reklamat shtetërore në mënyrën më të tmershme

Basha: Kërkojmë falje për ato

Bushati: Dakord, pranohet

Bushati: Unë them se drafti i ndërkombëtarëve që duhet grisur, por unë analizoj raportin tuaj me ndërkombëtarët. Ne s’do të kishim thirrje për miratimin e reformës. Jeni në kontradiktë me ndërkombëtarët.

Basha: Po ta përsëris përsëri, koha s’është me e rëndësishme sesa produkti.

Bushati: Jeni totalisht kundër.

Basha: Jo.

Bushati: Ju thoni që duam kohë, ata thonë shpejt dhe tani.

Basha: Pse merresh me josubstancën. Ne themi që produketi është i rëndësishëm për dy arsye.

Bushati: Jeni në kontradiktë me ndërkombëtarët. Unë jam dakord që procesi të zgjatet, këta ju thonë tani.

Basha: Je në protokoll. S’është ajo substanca.

Bushati: Substanca është që ju jeni në kontradiktë me ndërkombëtarët.

Basha: Opozita është gardianja e qeverisë. Çfarë është e rëndësishme, që të miratojmë javën e ardhshme këtë reformë, të një sistemi që është i korruptuar. Dhe në këtë mënyrë, të balcamosin republikën e Shqipërisë këtu s’është problem as Shullazi, as Tahiri apo Kokëdhima. Korrupsioni në drejtësi është produkt i korrupsionit politik. Unë, dhe partia që drejtoj, jemi pro reformës në drejtësi.

Rakipi: Korrupsioni politik ju e keni bërë në këtë sistem.

Basha: S’është ashtu, kapja e sistemit ka pasur autorë, dhe një prej autorëve është kryetari i komsionit. Venecia i dha dy herë të drejtë opozitës.

Bushati: Ndërkombëtarët thonë votojeni shpejt.

Basha: Opozitës i thua bravo se Venecia të dha të drejtë. Nëse ka një forcë politike që është koherente, është PD-ja. S’merrim me komentet e komisionerët e Hahn-it.

Rakipi: U konsumua edhe një pyetja ime. Këtyre ambasadorëve tu thuhet se ne nuk e bëjmë, na lini rehat! Mund tu thohet kështu këtyre?

Lubonja: Jam kundër faktit që shtohet roli i ndërkombëtarëve që Bushati e quan të rëndësishme. Zotëri e keni parasysh se çfarë ka ndodhur në këta 25 vite, dhe duke parë këto, analizoj aktualitetin. Ka 25 vjet që shpresojmë të na shpëtojnë ndërkombëtarët, të na sjellin demokraci. Çfarë ka ndodhur? Ju kujtohet, kur ndodhi ngjarja e 21 janarit, si thonin këta të opozitës, ti çonim në amerikë provat. Prokurori i Përgjithshëm thoshte do ti çojmë në Amerikë. Parimi është ky që këtu s’ka kredibilitet, që siç thoni ju që mazhoranca do të kapë drejtësinë, ashtu thonin edhe këta. Që këtu fillon problemi, nëse ne do të rrisim rolin e ndërkombëtarëve për të garancuar drejtësinë, do të pranojmë dështimin e klasës politike. Nëse ajo thërret ndërkombëtarët që t’i bëjë drejtësinë. Dhe ti thkehemi çështjes ndërkombëtarëve, kështu i trajtojnë këta. Lu i thotë u turpëruat, u flet si fëmijë, dhe këta bëjnë rolin, t’jua fusin dhe ti mashtrojnë. Në s’jemi protektorat, edhe Kosova edhe pse ka pasur EULEX-in, s’ka qenë kaq me ndërkombëtarët. Kur këta thonë ndërkombëtarët, kjo është për një lojë. Unë flas për shtet të së drejtës, këtu ka shtet personash. Ke parë që Sali Berishës i çojnë telegrame, pse ia çojnë Sali Berishës se kanë besim te banda tjetër sesa tek politia. Të dyja palët e kanë këtë lojë. Drejtësia zotëri për mua s’mund të vendoset pa një ndryshim rrënjësor të politikës shqiptar, ku nënkuptoj nga një forcë politike që u bën trysni këta. Sesi do të lindë kjo se di, po shpresë këta se di.

Basha: Mënyra për të dalë nga kjo krizë, është një republikë e themeluar. Qeveritë gjatë 25 vjetëve bënë shumë, aq më tepër që unë kam qenë në qeveri, ku Shqipëria hyri në NATO, morëm statusin e vendit kandidat.

Lubonja: NATO është fjalë retorike. Unë s’kam asnjë gjë, dinjitet, ti më thua NATO.

Basha: Unë refuzoj që ti quan një forcë politikë bandë. Unë s’besoj se PS-ja dhe PD-ja janë një bandë.

Lubonja: Vetë i ke thënë që janë bandë, Shullazi etj.

Basha: Banda e ka zaptuar, ky është ndryshimi.

Lubonja: Unë besoj se ju jeni njësoj.

Basha: Kemi një hendek të së qartës midis të sotmes dhe të kaluarës. PS-ja s’është bandë, po PS-ja ka zaptuar një bandë dhe e detyron të sillet si bandë. Thekemi për një demokraci janë partitë politike, unë kam bërë zgjedhje me një anëtar dhe një votë, për kryetarët e rretheve, për të rinjtë. Unë besoj te demokracia. Ti thuash shqiptarëve që nuk funksionon demokracia është e tmerrshme. Do e zgjidhim duke e forcuar votën e lirë, duke e forcuar individin. Duke e dobësuar të fortin në politkkë, në media, në banka, në rrugë.

Respekti për individin është themeli i demokracisë. Këtu individi shkelet me këmbë, sesa s’ka respekt për individin. Kulti i të fortit duhet të asgjësohet. Ti mohosh vendit opozitës, është ti mohosh vendit demokracinë. Në fakt unë ju kam ftuar publikisht, po ju ftoj dhe sot, urdhëroni kritikat se çfarë do të bëjë më mirë opozita, ka një opozitë që ndeshet dhëmbë me dhëmbë.

Bushati: Me njërën pjesë të qeverisë.

Basha: Me të dyja. Ne jemi opozitë ballore dhe frontale, ndaj qeverisë Rama-Meta. Rama është shefi i mazhorancës. Teza kryesore që dhe është se ne jemi të pa interesuar.

Lubonja: Jeni të painteresuar për drejtësi, jo ndaj fjalës.

Basha: Ka nevojë për një rithemelim të republikës. Jemi për shtetin e së fortës. Unë s’jam i shtetit të së fortit, ky është formimi im. Faktet tregojnë të kundërtën dhe PD-ja çmontoi një kapje të drejtësisë. Jam dakord me ty, që reforma ta kthente pushtetin e qytetarëve. Çfarë mund të bëjmë? Si mund të ndërtojmë një sistem të mirë.

Lubonja: Më the që s’jemi njësoj.

Basha: Këtu ka njerëz që kanë vënë bast që PD-ja po gënjente për BKH-në, faktet treguan të kundërtën.

Lubonja: Për Venecian jam dakord dhe unë që këtu ka problem kapje politike në parim. Që Edi Rama do kapje, se diskutoj fare. Kjo është e ditur. Problemi që ngrihet, që është, se lind këtu se janë banda, a janë njësoj, problemi që kemi ne mes opozitës, është që historia fillon që del në opozitë, në këtë moment historia harrohet. Kjo situatë edhe sikur të jesh gjeniu e së keqes, nuk bëhet për tre vjet. Kjo drejtësi e korruptuar ka një sistem të ndërtuar. Unë si qytetar, unë vë gishtin te anët negative dhe mendoj se ky sistem ka degjeneruar.

Basha: Degjenerimi ka nisur në kohën tonë. Kapja e sistemit ka ndodhur në vitin 1990-2005, kur ministri u bë kryetar i gjykatës. Pastaj çfarë ndodhi?

Bushati: Vitet 1990-1997 ka qenë fatale.

Lubonja: Më lër të mbaroj. Ke ardhur në vitin 2005 në pushtet duke thënë klani i Zenunit, baronët e drogës. Ke thënë që unë do të rregulloj këtë, baronët e drogës. Ju keni thënë që Edi Rama erdhi në pushtet me kriminelët. Atëherë zotëri, këta kriminelët kur ju ishit në pushtet ku ishin? Ku po mbillnin kanabisin, çfarë bërë ti kur kishe policinë, ushtrinë, SHISH-in. Ti si luftove se një pjesë ishin me ty, apo ishin me PS-në, dhe ky është sistemi. Kur vjen puna te banda, më mirë dy banda sesa një, se na merr lumi. Të kam provuar dy herë kur ke qenë në pushtet.

Basha: Për bandat, unë mendoj se duhet ta korrigjosh. Unë s’pranoj që të rinjtë e Lezhës, nga të cilat vij, s’janë pjesë e bandës. Unë mendoj se duhet ta rishikosh, as PS-ja s’është bandë, por është e izoluar nga një bandë. Unë besoj se një bandë e izoluar do të mundet nga demokracia. Çfarë bëtë për tetë vite? Çfarë kishim në dorë ne e bëmë, veçanërisht në 2005-2009, me qindra të arrestuar, nga Aldo Bare e deri tek Dritan Dajti. Unë flas për fakte. Faktet janë këto që ne i futëm në burg këta njerëz, por mos harro se kush ishin prokurorët. Më mirë një prokuror në konflikt me qeverisë sesa i kapur. Por gjatë qeverisjes sonë, prokuroria nuk i shërbeu luftës kundër krimit të organizuar. Të marrim Arben Ndokën. Në fakt, fisi Ndokëve, janë me PD-në. Ai, detyrën më të lartë me ne ka qenë të vinte flamur. Nga varësit i flamurit kërkoi të merrte ofiq, partia në aleancë me ne e vuri drejtor, i thamë o hiqe ose dil nga koalcioni. Partia me koalicion me ne dhe zgjodhi ta hiqte. Më pas, Edi Rama e futi në listë dhe hoqi dy gra dhe e futi në pushtet.

Pra, ky ishte mekanizmi i zotit Rama. Ky është mekanizëm, pse Arben Ndoka vinte flamur për PD-në, por nga ana tjetër ke dikë që e mori atë, që ne e hoqëm, dhe e bëri deputet dhe e solli për ti imponuar dhunën, kundër medias, kundër bizneset. Ndërton pa leje, vendos se kush emërohet në dogana.

(vijon biseda)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?