“Të gjithë mësuesit në punë, nga shtëpia”

Prej mbylljes së shkollave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, mësuesit janë duke punuar nga shtëpia me leksione, të cilat ia përcjellin nxënësve nëpërmjet internetit.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar disa foto të mësuesve gjatë punës së tyre nga shtëpia.

Postimi i ministres Besa Shahini

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë mësuesit në punë, nga shtëpia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më kanë ardhur mijëra foto dhe video të punës ditore të mësuesve me nxënësit e tyre në rrjetet sociale. Ndërsa ka me mijëra e qindra mijëra mesazhe e shkëmbime të detyrave të shtëpisë, mes nxënësve (apo prindërve të tyre) dhe mësuesve çdo ditë.

E gjithë kjo punë monumentale po bëhet që nxënësit të mos mbesin prapa me mësime.

Mësues, ju falënderojmë pa masë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?