Të harruar nga qeveria, fermerët e Myzeqesë njoftojnë protestën e radhës

Pas protestës të disa ditëve më parë dhe një përgjigjeje të munguar nga ana e qeverisë, fermerët e Myzeqesë paralajmërojnë një tjetër protestë.

Përmes një njoftimi për mediat, ata shprehen se, ditën e mërkurë, datë 30 tetor, do të mblidhen sërish për të bërë edhe një herë publike 5 kërkesat e tyre.

“Ky manifestim bëhet për të sensibilizuar qeverinë dhe opinionin publik në lidhje me situatën e vështirë që po kalojnë fermerët dhe blektoret e Myzeqesë si rezultat i çrregullimit të tregut. Ne këtë tubim do të parashtrohen sërish 5 (pesë) kërkesat tona për Qeverine, e cila nuk ka patur asnjë reagim zyrtar ne lidhje me këto kërkesa. Ne vlerësojmë se kjo situatë është rezultat i politikave te gabuara te qeverive ne fushen e bujqësisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

NJOFTIM

Njoftojmë fermerët e Myzeqesë se grupi nismëtarë i krijimit të Shoqatës organizon me datë 30.10.2019 ditë e Merkurë ora 11:00 në rrugën nga Rrotondo e Savrës deri tek Rrotondo e Plasmasit në Lushnjë një Tubim paqësor.

Ky manifestim bëhet për të sensibilizuar Qeverinë dhe Opinionin Publik në lidhje me situatën e vështirë që po kalojnë fermerët dhe blektoret e Myzeqesë si rezultat i çrregullimit të tregut. Ne këtë tubim do të parashtrohen sërish 5 (pesë) kërkesat tona për Qeverine e cila nuk ka patur asnjë reagim zyrtar ne lidhje me këto kërkesa . Ne vlerësojmë se kjo situatë është rezultat i politikave te gabuara te qeverive ne fushen e bujqësisë.

Për të ndryshuar situatën kërkojmë:

1-) Mbështetje financiare direkte për fermerët duke na subvencionuar për cdo njësi produkti te hedhur ne treg kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe stimulim te eksportuesve te cilet jane promotore te zhvillimit te bujqësisë.

2-) Vlerësim dhe kompesim financiar me cmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqsitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga crregullime të forta të tregut.

3-) Rregullim në paketen fiskale 2020 të shkallës së TVSH-së për sektorin e tregëtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blektorale sepse aplikimi i shkallëve të ndryshme të TVSH-së që sot është në mënyre paradoksale 0% në blerje dhe 20% në shitje dhe perfshirja e të ashtuquajturës normë kompesimi 6% në këtë mekanizëm i ka vënë operatorët e këtij sektori në një regjim taksimi të padrejtë dhe për pasojë i ka detyruar të furnizohen me produktet bujqësore nga importi dhe të braktisin produktin vëndas .

4-) Kërkojme nga Ministria e Bujqësisë të na garantojë shërbimin e ekstensionit me specialistët e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë,laborator për analiza të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore , kontroll dhe monitorim të cilesisë së produkteve tona nëpërmjet një laboratori të akredituar.

5-) Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyren e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e paleve në këtë treg.

Pjesmarrja sa me e madhe në tubim rrit shanset për realizimin e ketyre kërkesave.

Grupi nismëtar i themelimit te Shoqatës!

SHKARKO APP