Të hënën pagat? Grevistët: Ne jemi për negociata
Në ditën e 9-të grevës së urisë, lajme të mira vijnë nga punonjësit e nënstacionit të Poçemit. Ata kanë deklaruar se në Tiranë kanë nisur bisedimet me zv/ministrin, i cili i ka thënë se deri të hënën do të kalojnë pagat. Ata nuk dorëzohen, pasi thonë se deri të hënën do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë. ”Ne jemi për negociata, presim një përgjigje”, thonë punonjësit. Grevistët kërkojnë të marrin 27 pagat e prapambetura, pasi kanë punuar për 2 vite pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin.