“Të hënën vijnë edhe 44 mijë vaksina Pfizer”. Manastirliu: Dyshohet se në Shqipëri po qarkullon varianti Delta

Sot është dita e pestë e javës së hapur për vaksinimin e personave +18 vjeç në çdo komunitet, për t’i dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve për tu mbrojtur nga Covid-19, ndërsa shihet një rritje e interesit për vaksinimin mes të rinjve.

Ministrja e Shëndetësisë, e cila ndoqi nga afër vaksinimin me njësitë e lëvizshme në Ndroq, tha se ka dyshime që varianti Delta është duke qarkulluar në Shqipëri, por janë ende në pritje të rezultateve të laboratorëve të referencës.

Javët e hapura do të vijojnë. Rritja e numrit të vaksinave,= na krijon mundësinë që vaksinimi të vazhdojë. Ditët e fundit është rritur mbulimi me vaksinat për të gjitha moshat. Kemi një rritje të lehtë të rasteve pozitive. Kemi dyshime se në Shqipëri qarkullon varianti Delta, por jemi në pritje të rezultateve të laboratorëve të referencës për ta vërtetuar këtë dyshim tonin. Nisur nga ajo që po ndodh përreth shihet se ka një rritje të qarkullimit të këtij varianti”, tha Manastirliu.

Ministrja shtoi më tej se, ditën e hënë do të mbërrijnë edhe 44 mijë vaksina Pfizer në vijim të kontratave me vaksinën Pfizer.

SHKARKO APP