Të huajt një zëri: Shqipëria në finalen e Eurovizionit (VIDEO)

Eurovision ka hyrë në fazën e provave gjenerale. Është publikuar dje një video 45 sekondëshe nga provat e Eugent Bushpepës në Lisbon dhe na u bë zemra mal.

Nuk po numërojmë mbi 80 mijë klikimet se jo gjithmonë ato masin suksesin, ama komentet po. Për fatin tonë të mirë impresioni i parë i dëgjuesve të YouTube është pozitiv. Dhe nuk janë shqiptarë që s`kanë mundësi vote, por janë të huaj.

Ndërsa në sondazhin e Wiwibloggs, Bushpepa renditet i dyti nga votat e fancave, për pyetjen se cili vend ka realizuar më mirë provën e parë gjenerale në skenën e Eurovisionit.

Eugent Bushpepa - Mall - First Rehearsal - Albania - Eurovision 2018

SHKARKO APP